E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjendet motori që përdori ekzekutori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj

Policia gjen motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e biznesmenit nga Shëngjini, Ardian Nikulaj. Motori u gjet në afërsi të banesës së Edmond Haxhisë, shqiptari me shtetësi dhe britanike i shpallur në kërkim si organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes.

Motori u gjet disa metra larg shtëpisë së tij në fshatin Kakarriq, në afërsi të lumit Drin.

Vrasja ndodhi reth orës 13:25, të 19 prill 2023 në ambientet e lokal “Coral” në Shëngjin. Sipas policisë ekzekutori shtetasi portugez, Ruben Saraiva i veshur me jelek fosforeshent dhe me skafandër në kokë pasi kreu krimin në ambientet e lokal “Coral” në Shëngjin u largua me motomjetin e sekuestruar tashmë si provë.

“Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj” informoi sot polici e Lezhës

Policia vijon punën për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mendohet se ekzekutori portugez dhe  4 britanikët dhe Edmond Haxhia të cijët janë shpallur në kërkim   janë larguar nga Shqipëria dhe policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në kërkim:

1.    Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike

2.    Ruben Saraiva, shtetas portugez, i dyshuar si ekzekutori
3.    Harry Simson, shtetas britanik,
4.   Harriet Bridgeman, shtetase britanike,
5.    Thomas Mithan, shtetas britanik,
6.    Steven Hunt, shtetas britanik 

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Vrasja sipas policisë ka motive gjakmarrjeje. Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është dhe porositësi i krimit, është djali i dajës së Gëzim Lekstakajt, i vrarë në 1996.  Në 1996 Ardian Nikulajt i vrasin të vëllanë pas një konflikti në një karburant. Pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nipi i familjes. Në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj. Ndërsa në 19 prill 2023 vritet Ardian Nikulaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›