Gjendet nazisti i akuzuar për vrasjen e 15.700 hebrenjve
Share
Laszlo Csatary, krimineli nazist më i kërkuar në botë, jeton në Budapest. Kjo është konfirmuar nga ana e prokurorisë hungareze, e cila ka thënë se ka prova të reja për të.
97-vjeçari ishte shefi i policisë në qytetin polak Kosice në vitin 1941 dhe akuzohet se ka rolin kryesor në deportimin e 300 hebrenjve në Ukrainë, të cilët u vranë. Gjithashtu, ai akuzohet për një rol kyç në deportimin e 15.700 hebrenjve në Auschwitz, të cilët u vranë.
The Sun ka mundur që ta fotografojë dhe filmojë 97-vjeçarin që një vit më parë, por ai ende nuk është arrestuar.