E Diel, 1 Nëntor 2026

Momentet kur një vajzë dhunohet publikisht nga turma (VIDEO)

Share

Një grua u sulmua barbarisht nga një grup meshkujsh pasi doli nga një bar në Indi.

Incidenti në orët e vona të natës ndodhi në qytetin Guwahati në veri të vendit. Ai ka shkaktuar shumë zemërim për shkak të reagimit të vonuar të policisë.

Sulmi është filmuar nga një gazetar. Të paktën 20 meshkuj e sulmojnë viktimën, duke e kapur fillimisht nga flokët dhe duke e shembur përtokë.

Askush nuk afrohet për të ndihmuar vajzën, e cila ulëret dhe kërkon ndihmë.

Dhuna barbare zgjati 30 minuta. Ajo u rrah dhe u zhvesh.

Policisë iu deshën 45 minuta që të vinte në vendngjarje, edhe pse stacioni i policisë është më pak se dy kilometra larg.

Në total gjashtë meshkuj janë arrestuar për këtë ngjarje. Por të paktën shtatë tjerë, më aktivë në këtë dhunë, janë akoma të lirë.

Një zyrtar i policisë tha se vajza ishte dhunuar si një kafshë. Ajo kishte shenja nga djegiet prej cigareve në gjithë trupin.

India është një nga vendet ku gratë trajtohen më keq. Ky është i fundit i një serie sulmesh ndaj vajzave.

Muajin e shkuar një baba doli nëpër fshat me kokën e vajzës në dorë, pasi e kishte vrarë në ato që njihen si vrasje për nder.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›