E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesi izraelit i vë flakën vetes duke fajësuar qeverinë (FOTO)

Share

Kamerat kanë arritur të fiksojnë momentin dramatik kur një protestues izraelit i vë flakën vetes gjatë një proteste.

Burri rreth të dyzetave i vuri flakën vetes në Tel Aviv, ndërkohë që njerëzit shikonin të tmerruar.

Njerëzit thërrisnin për ndihmë, ndërkohë që hidhnin ujë mbi trupin e protestuesit.

Protestuesi po merrte pjesë në një protestë për kostot e larta të jetesës dhe për të tjera çështje sociale.

Personi që tentoi të kryente vetëvrasjen kishte lënë një letër ku fajësonte qeverinë për vështirësitë e tij financiare.

Ai u dërgua në spital dhe mësohet se po trajtohet për djegie të rënda.

Protesta të shumta u organizuan kudo në Izrael. Protestuesit kërkojnë drejtësi sociale.

Preteksti për nisjen e protestave ishin çmimet e larta të shtëpive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›