E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në Elbasan Albion Daja13-vjeçari i humbur prej 3 ditësh

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ prindërit apel në A1REPORT DURRES -  Policia e Elbasanit thotë se ka gjetur një fëmijë 13- vjeçar të pashoqëruar dhe ai është Albion Daja, djali durrsak i zhdukur prej 3 ditësh. Familja e tij bëri apel dje në TV A1 REPORT për ta gjetur.

Fëmija ndodhet në komisariatin e policisë.  Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i TV A1 REPORT e Shqiptarja.com Andi Qosja nga Elbasani. Detajet mbi mënyrën si u gjet fëmija do të jepen më vonë    

MBREME INFORMACIONET E PARA
Mbrëmë pas publikimit në Shqiptarja.com dhe televizionin A1Report të zhdukjes prej dy ditësh së një 13-vjeçari nga Durrësit  erdhën edhe informacionet e para për Albion Dajën.

Babai i djalit të humbur ishte shprehur për A1Report se ka marrë një telefonatë përmes së cilës i kanë thënë se Albioni është parë dje në mesditë në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit duke blerë një shishe ujë. Informacioni u bë i ditur nga një grua e cila deklaroi tek prindërit nëpërmjet telefonit, se 13-vjeçari ishte parë pranë Pallatit të Sportit, dje rreth orë 12:00.

Familja e 13-vjeçarit iu drejtuan televizionit A1REPORT për të bërë apel për cilindo që ka informacion mbi vogëlushin e tyre të zhdukur. Prindërit e 13-vjeçarit Albion Daja bëjnë thirrje që kushdo që e sheh apo ka informacion mbi djalin e tyre të njoftojnë në numrin e telefonit 068 64 87 235. Albion Daja jetonte së bashku me familjen e tij në lagjen 14, Shkozet, ndërsa për herë të fundi është parë te Ura e Dajlanit.

ALBIONI MUND TE KETE LENE DURRESIN
Korrespondenti i televizionit A1REPORT, Artur Korriku, në një lidhje telefonike me studion e lajmeve dje pasdite dha detaje të reja për 13-vjeçarin. Sipas tij, djali kishte qenë paraditen  e djeshme në shkollë dhe pas përfundimit të orëve të mësimit kishte lënë çantën e shkollës në lokalin e një të afermi të familjes.

Sipas deponimeve që janë dhënë deri më tani në polici, dyshohet që Albioni të jetë larguar nga qyteti i Durrësit. Familjarët, të afër, miq e shokë të 13-vjeçarit janë mobilizuar të gjithë për kërkimin e tij. Ndërsa policia vazhdon kërkimet nëpërmjet lidhjes me drejtoritë homologe në qytete të tjera, nëse djali ka lënë Durrësin.

Ky është rasti që flet për një fëmijë të humbur brenda një kohe të shkurtër. Julian Çela, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, rezulton i humbur prej 30 nëntorit 2012. Djali është parë për herë të fundit në një qendër interneti në zonën e Laprakës, ku edhe banon familja Çela. 11-vjeçari, dy muaj pas zhdukjes u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

(Në foto, Albion Daja)

(Foto të sjella në redaksinë e SHQIPTARJA.com nga prindërit e Albionit)

Lajmi fillimisht u publikua me 5 shkurt dhe u perditesua me 6 shkurt ora 7. 26
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›