Ministria e Mjedisit ngre grup kontrolli për prerjen e pishave në Divjakë
05-02-2013 / Gazeta 55
"Lenë zyrat në Tiranë dhe futen në pyll".
Këtë rrugë e bënë pasi televizioni informativ, ABC News transmetoi pamje të rastit flagrant, duke u prerë pishat në Divjakë.
Për kreun e shërbimit pyjor në Lushnje, Eduart Tashi ndihma po u vjen nga policia dhe prokuroria.
Ky grup kontrolli i Ministrisë së Mjedisit premton se kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen. Për ta zbutur rastin, zyrtarët përpiqen të justifikojnë një pjesë të pishave të prera si pjesë të një projekti të MM, për largimin e pemëve të degraduara.
Por fakti është se pylli i Divjakës nuk po rrafshohet nga pemët e sëmura.
Pishat priten në mes të dites, ashtu edhe kamionet ngarkohen me dru pa patur asnjë pengesë.