E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet ne Lane makina e vjedhur

Hajdutët e makinave kanë përfunduar në Lanë vetëm dy orë pasi kishin vjedhur një automjet në Durrës.

Ka qenë fati i keq i tyre, por fati i mirë i pronarit të mjetit Benz me targa DR 2799 D, i cili ndoshta pak të dëmtuar por ka mundur të marrë sërish mjetin.

Vjedhja e automjetit ishte denoncuar në orën 5:00 të mëngjesit nga pronari me inicialet A.SH. Mjeti9 I ishte vjedhur në oborrin e pallatit në lagjen numër 5 në Durrës.

Rreth dy orë më pas, policia e Tiranës raportoi se mjeti me të njëjtat targa I vjedhur në Durrës, ishte gjetur në Lanë, në segmentin që lidh Urën pranë ish Nesharakut me urës tek Pallati me Shigjeta.

Policia dyshon se ka qenë ndonjë pakujdesi të hajdutëve që ishin në timonin e mjetit, çfarë ka sjellë daljen nga rruga dhe rrëzimin në Lanë.

Autorët ishin larguar pas ngjarjes, ndërsa policia nuk ka gjetur në asnjë prej spitaleve ndonjë prej vjedhësve të aksidentuar nga rrëzimi në Lanë.

Një grup ekspertësh punuan gjatë për të gjetur gjurmë të mundshme të autorëve në mjetin e braktisur.

Burimet nuk bënë të ditur të kishin patur ndonjë rezultat nga këqyrja e gjurmëve.

Policia ka intensifikuar hetimet pasi nga itinerari i përdorur i makinës së vjedhur, dyshohet se autorët mund të kenë dalë për të kryer ndonjë krim tjetër me të.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›