E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ Plagosje me thike ne Rrugen e Elbasanit

Një djalë 22 vjeçar është plagosur me thikë sonte në mbrëmje në Rrugën e Elbasanit pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia por rrethanat e ngjarjes s’bëhen ende të ditura. Enton Delia është dërguar në Spitalin Ushtarak ku po merr ndihmën e nevojshme.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe deri tani mendohet se grindja ka ndodhur për arsye banale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›