E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen dy persona ne Elbasan ne Gjirokaster nje vrasje me cifte

Sherri mes dy familjeve të një gjaku, për disa rrënjë ullinj, në fshatin Shtëpanjë në Elbasan, ka shkaktuar plagosjen e dy anëtarëve të familjes Pepa, babë e bir, 56 dhe 14 vjeç.

Ngjarja ndodhi mesditën e së martës kur 58-vjeçari Jonuz Pepa, së bashku me dy djemtë e tij, pasi janë grindur me xhaxhain e tyre dhe djalin e tij i kanë goditur me lopatë, duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Policia ka ndaluar autorin, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy djemtë e 56-vjeçarit Pepa, ndërsa dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Kurse një person i plagosur aksidentalisht me armën e gjahut në një zonë të pyllëzuar në Gjirokastër, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e qytetit.

Viktima sipas policisë, mendohet të jetë Dritan Kllapi, drejtor i shkollës 9-vjeçare “Antigonea” i cili është edhe personi që ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.

Sipas policisë, viktima ndodhej bashkë me një gjahtar tjetër në pyll në momentin e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›