E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaksinimi i bagetive te imta

Përfundon fushata kombëtare e vaksinimit te bagëtive te imta kundër sëmundjes se brucelozës.
Ne fazën e pare te zhvilluar ne muajin qershor u vaksinuan 2.5 milion dele e dhi si edhe rreth 85 mijë mbajtës të kafshëve apo persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me to. 
Ndërsa ne muajin nëntor u vaksinuan 250 mijë bagëti të imta të cilat në qershor ose ishin nën moshën e vaksinimit  ose ishin bagëti barsë. 
Studimet kanë treguar se në Shqipëri bruceloza tek delet dhe dhitë ishte e pranishme në të gjithë territorin. Për shkak të lëvizjes së pa kontrolluar të kafshëve sëmundja u përhap edhe në zona të pa infektuara. 
Nisur nga kjo situate Bashkimi Europian dhe Ministria e Bujqësisë zbatuan projektin PAZA për vaksinimin e bagëtive te imta ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›