E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në praninëe një djali 14-vjecarjapolicia shoqëron të riun

FIER- Gjendet pas 3 ditësh 14 vjecarja Tamara Hoxha e cila rezultonte e humbur prej ditës së premte. E mitura nga qyteti i Korcës ishte larguar nga shtëpia bashkë me 2000 euro që i ka marrë në banesë, ndërsa prindërit denoncuan menjëherë zhdukjen.

Burime nga policia bëjnë të ditur se e mitura u gjet në qytetin e Fierit në shoqërinë e një të djali, i cili tashmë është shoqëruar në polici. Nuk bëhet i ditur identiteti i 23 vjecarit ndërkohë që mësohet se vajza nuk kishte me vete shumën e parave të marra në shtëpi.

E mitura, mësohet se prej disa kohësh kishte braktisur edhe shkollën, ndërsa largimi i saj bashkë me kursimet e mbledhura të familjes, shtoi dyshimet për mashtrim nga ndonjë person.

Pas denoncimit nga familjarët, policia nisi kërkimet intensive për vajzën e zhdukur, të cilat sollën rezultat mbrëmjen e sotme.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›