Grupi D, sot ne 16:00Serbi-Gana sfida e trajnerëve
TIRANË- Serbia dhe Gana do të nisin fushatën e tyre në Kupën e Botës në grupin D në Pretoria sot në orën 16:00. Dy skuadrat ndodhen në një grup të vështirë, nisur nga fakti se duhet të luftojnë me një gjigant si Gjermania, por dhe me një Australi ambicioze.
Për Ganën kjo është paraqitja e dytë në finalet e Kupës së Botës, teksa debutuan katër vjet më parë në Gjermani, ndërkohë që për Serbinë kjo është finalja e parë si komb i vetëm, jo në përbërje të ish-Jugosllavisë.
Ndeshja është një betejë midis dy trajnerëve serb, pasi Gana drejtohet nag Milona Rajeviç, ndërsa Serbia nga Radomir Antiç.
Gana është pa lojtarin e saj më të rëndësishëm, Mikael Esien (i dëmtuar), por ka në gjirin e saj yllin e Interit, Sulej Muntari. Stefian Apiah do të jetë kapiteni i “Yjeve të zinj” (Black Stars)
Serbia shpreson se mbrojtësi i Mançester Junaitid të jetë për ndeshjen pas sëmundjes që pati para ndeshjeve miqësore kundër Polonisë dhe Kamerunit.
Trajneri Antiç nuk ka shqetësime të tjera në ekip. Nikola Zigiç i Birmingamit parashikohet të jetë në sulm, Milos Krasiç dhe Milan Jovanoviç do ta mbështesin nga krahët.
(d.b/BalkanWeb)