E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një bombë e LDB, evakuohet një pjesë e Varshavës

Rreth tre mijë persona janë evakuuar nga disa ndërtesa në qendër të Varshavës të marten, pasi punëtorët që po ndërtonin një linjë të Metro-s gjetën një bombë nga koha e Luftës së Dytë Botërore, bëri të ditur policia.

Policia kërkoi ndihmën e Ushtrisë në vendin e ngjarjes për ta zhvendosur bombën 1.5 tonëshe, ndërsa e bllokoi trafikun në zonën përreth saj.

Një varg ndërtesash, përfshirë selinë e Bankës Kombëtare të Polonisë dhe atë të stacionit televiziv TVP, u evakuuan deri në sigurimin e bombës.

Bomba u gjet në sheshin e protestave në Varshavë, ku kishin shpërthyer protestat e 1944-ës kundër nazistëve.

Kjo është bomba e tretë e gjetur gjatë muajve të fundit në punimet për ndërtimin e linjës së Metros në qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›