E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, lirohet ish-gruaja e vrasësit pedofil

Një gjykatë e lartë në Belgjikë vendosi që ish-gruaja dhe bashkëpunëtorja e vrasësit pedofil, Mark Dytru, mund të lirohet nga burgu.

Gjykata belge vendosi se dy apelet-njëri i udhëhequr nga babai i viktimës dhe i dyti nga prokurorët, ishin të pabaza duke bërë që të respektohet vendimi i një gjykate rajonale për ta liruar Martinin nga dënimi i saj prej 30 vitesh në burg.

Mishell Martinit, 52 vjeçare, i është ofruar një shtëpi e re në Malon.Martin kishte qëndruar përgjatë 16 viteve të fundit në burg për shkak se kishte ndihmuar bashkëshortin e saj në rrëmbimin, përdhunimin dhe mbajtjen në qeli të gjashtë vajzave në vitet 90-të.Katër nga gjashtë viktimat kishin vdekur pas torturave të Dyrtrus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›