Gjendet një bombënë metronë e Romës
ROMË- Gjendet një bombë në metronë e kryeqytetit italian, Romë. Mjeti shpërthyes është gjetur rreth orës 09:50 në linjën B të stacionit Rebibia. Lajmi është publikuar nga La Repubblica.
Një makinist ka gjetur në vagonin e parë të një një metroje të ndaluar, nje qese plastike qe ishte lënë poshtë një sedilje, në brendësi të saj gjendeshe një kuti me dy tuba plastikë, barut, tela elektrikë dhe një telekomandë për të bërë të mundur shpërthimin në distancë. Bomba artizanale e tipit “pipe bombe” nuk kishte ndezës.
Menjëherë pas lajmit u alarmuan komisariatet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët morën masa për të izoluar zonën dhe për të verifikuar objektin.
Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, tha se "bomba nuk mund të shpërthente pasi i mungonte ndezësja", duke iu referuar kështu hetimeve të ekspertëve.
"Pasi dëgjova organet kompetente - shtoi kryetari i bashkisë - Unë mund të siguroj publikun se të gjitha stacionet nëntokësore janë pastruar, dhe nuk ka më rreziqe të tjera."
Ndër të tjera kryebashkiaku falenderoi forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe policisë që bënë të mundur ndërhyrjen, që tregon sic tha ai, "se sistemi i sigurisë funksionin në mënyrë perfekte”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Gjendet një bombë në metronë e Romës