Shpërthen "bomba" Murinjo: Një komplot kundër Realit
TIRANE-Një zemërim epik në fushë dhe një polemikë e luftë verbale jashtë saj. Një atmosferë e ndezur në ndeshjen me Seviljen ka çuar në akuza të forta të Zhoze Murinjos, vërtet i xhindosur me atë çfarë ndodhi në fushë të dielën në mbrëmje. Tekniku portugez i ka sulmuar të gjithë, duke nisur nga arbitri i ndeshjes Klos Gomez deri tek klubi i tij, Reali Madridit. "Një konferencë shtypi historike, - shkruan "El Mundo". - Është e pamundur të gjesh një ndërhyrje kaq të jashtëzakonshme dhe të papërshtatshme në historinë e Realit të Madridit. Në Bernabeu janë ndezur të gjithë alarmet, fjalët e Murinjos kanë sinjalizuar një linjë që do të na thotë se cila është pesha e tij në klub". Ndërkohë, edhe gazeta madrilene "AS" nuk i ka kursyer kritikat ndaj portugezit, ndërsa në Barcelonë gëzojnë: "Shpërthen bomba Murinjo", shkruan "El Mundo Deportivo". Drejtori i "AS" Alfredo Relano shkruan: "Kërkoi vëmendje, doli në konferencë me një listë prej 13 gabimesh arbitrale dhe reklamoi mungesën e mbrojtjes nga klubi. Hodhi helm ndaj Valdanos, me të cilin ka bërë një luftë të shëmtuar që kur ka ardhur. Lamtumirë imazhit të bukur të fitores së arritur me djersë dhe gjak ndaj Seviljes. Florentinos i ka ikur situata nga duart. Por, Madridi nuk ka qenë kurrë kështu, nuk duhet të jetë kurrë kështu. Është e ndaluar të jetë kështu".
Konferenca epike
Në fund të ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Seviljes, me 10 vetë në fushë, drejtori i Realit Horge Valdano doli në Tv duke përsëritur frazën e zakonshme: "Madridi nuk flet kurrë për arbitrat". Por, në shtëpinë e Realit nuk ka një linjë të qartë, sepse pak minuta më pas, doli në konferencë Zhoze Murinjo. Ai mbante në dorë një fletë A4, ku kishte shkruar 13 gabime të gjyqtarit Gomez. "Ndeshja? Cila ndeshje? Ajo e javës së shkuar?, - u përgjigj portugezi kur e pyetën për sfidën me Seviljen. - Sot nuk pati asnjë ndeshje", shtoi ai, duke treguar dokumentin. Më pas, sulmi kundër Valdanos, drejtorit teknik. "Më keni pyetur nëse isha i lodhur nga presioni, - tha Murinjo. - Jo, aspak. Jam i lodhur që më duhet të mbroj skuadrën time në vend të të tjerëve. Nëse sot e mbroj, nesër përfundoj në faqe të parë dhe pastaj më skualifikojnë. Dua që të jenë drejtuesit të mbrojnë ekipin, por ata preferojnë të fshihen pas trajnerit, që gjithnjë vendos fytyrën e tij", shtoi portugezi.
Komploti
Murinjo vijoi më tej, duke e quajtur situatën një komplot kundër tij dhe Realit të Madridit. "Sonte ndodhën gjëra të një bote tjetër, u krijuan kushtet ideale që ne të ishim 2, 4 apo 5 pikë larg Barcelonës. Terreni ishte përgatitur gjatë javës së shkuar, kur humbëm dy futbollistë të skualifikuar pa asnjë motiv. Por, dëshira për t'i bërë ballë atij që dëshiron të rrisë distancën është forca jonë", deklaroi Murinjo. Ai pati një sherr përpara pushimit me teknikun e Seviljes Gregorio Manzano. Po ashtu, në momentin e mbarimit të pjesës së parë, në fushë ndodhi një përplasje masive, madje një nga punëtorët e fushës të Realit u shty nga një prej ndihmësve të Murinjos dhe përfundoi në tokë me këmbët në ajër. "No comment, - tha Murinjo për këtë moment. - Preferoj të bëj një mbledhje me presidentin tim, sesa të flas me mediat. Kemi një raport të mirë dhe më duhet ta takoj", shtoi ai, duke nënkuptuar se do t'i kërkojë një sulmues tjetër në vend të Benzema. Në fund, një akuzë edhe për publikun e ftohtë të "Bernabeut": "Do të më pëlqente të merrja diçka më shumë nga publiku, por nuk mund ta kërkoj. Këtu ka një kulturë ndryshe të të parit të ndeshjeve".
(d.b/BalkanWeb)