E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shengen, Franca eGjermania bllokojnëRumaninë e Bullgarinë

BRUKSEL- Franca dhe Gjermania kanë vendosur të bllokojnë hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen të Bashkimit Europian.

Ministri i Brendshëm francez dhe homologu i tij gjerman i kanë dërguar një letër komisioneres europiane për heshtjet e brendshme, Sesilja Malmstrom, ku shprehen se e konsiderojnë të parakohshme hyrjen e këtyre dy vendeve në zonën e lëvizjes së lirë të BE-së ashtu sic ishte planifikuar në mars të 2011-ës.

Ministrat shprehen se një vendim ndaj aplikimit të tyre do të merret kur dy vendet të kenë shënuar një progres të pakthyeshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Lajmi konfirmohet nga AFP e cila siguroi një kopje të letrës dërguar Malmstrom.
Presidenti rumun Bashesku e ka cilësuar veprimin franko-gjerman një akt diskriminues.
Ndërkohë zyrtarët bullgarë deklaruan se do të bëjnë cështë e mundur për të hequr dyshimet e Brukselit mbi gadishmërinë e tyre për t’ju bashkangjitur zonës Shengen.

Zona Shengen përfshin 22 nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë këtu Islandën, Zvicrën dhe Norvegjinë.
Vendimi për të lejuar hyrjen në zonën Shengen duhet marrë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së në mënyrë unanime.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›