Gjendet një femër e vrarë në Qafë Thanë, ishte masakruar me gurë
Vetëm dy ditë kaluan pa krime horror në Shqipëri. Vrasjet dhe krimet horror janë rikthyer në vend shumë shpejt. Një femër është gjetur e masakruar në Qafë Thanë. Kalimtarët e rastit kanë gjetur femrën, që mendohet se është rreth 35 vjeç. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur. Policia bën me dije se ajo është vrarë me gurë. Ndërkohë mësohet se ajo është gjetur e zhveshur plotësisht. Paraprakisht ka dyshime se ajo nuk është nga Pogradeci apo nga zonat përreth. Ekspertë të kriminalistikës janë nisur nga Tirana drejt Pogradecit për hetime të mëtejshme.
