E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, gjendet e vdekur një femër rreth 35 vjeç

POGRADEC- Një grua rreth 35- vjeç është gjetur sot e vdekur në Qafë Thanë. Sipas të dhënave të para mësohet se viktima mund të ketë gjetur vdekjen nga goditjet me gurë.

Policia tha se është njoftuar nga banorët për gjetjen e turpit të pajetë, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion lidhur me identitetin.

Po ashtu, policia ende nuk ka asnjë të dhënë sa i përket shkaqeve që mund të kenë çuar në vdekjen e 35-vjeçares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›