FRD dënon sulmin terrorist ndaj Ambasadës amerikane

Drejtuesi i FRD dhe ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar pas sulmit ndaj Ambasadës amerikane në Libi, duke e dënuar me forcë sulmin terrorist gjatë të cilit humbi jetën ambasadori amerikan Kristofer Stivens, dhe tre shtetas të tjerë amerikane.
Topi ndër të tjera u ka shprehur ngushëllime Presidentit Obama, popullit amerikan dhe familjeve të viktimave për këtë ngjarje të rëndë.
“Shqiptarët kudo që ndodhen janë pranë popullit amerikan dhe familjeve të viktimave në këto moment” është shprehur Topi.
Sulmi i Ambasadës amerikane në Bengazi, të Libisë është dënuar nga udhëheqës botërorë, si dhe drejtues shteti dhe partish në Shqipëri dhe Kosovë.