Gjendet një fëmijë 5-vjeçar, policia apel për familjarët: Vogëlushi quhet Mateo
TIRANË- Një fëmijë rreth moshës 5-vjecare është gjetur mbrëmjen e sotme nga forcat e Komisariati Numër 1 në zonën e lagjes “Ali Demi”, në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija ka rrëfyer se quhet Mateo, ndërsa babai i tij Agron. Fëmija mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia bën apel se kush e njeh të paraqitet pranë Komisariatit numër 1, pasi fëmija e ka të pamundur or shkak të moshës të tregojë vendosjen e shtëpisë dhe të dhëna të tjera.
(e.m/BalkanWeb)