E Diel, 1 Nëntor 2026

Nipi godet me thikë xhaxhain dhe hallën, policia parandalon krimin në familje

TIRANË- Parandalohet një krim në familje. Një 21-vjecar është arrestuar pasi ka goditur me thikë xhaxhain dhe hallën e tij, pas një konflikti familjar.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në Tiranë. Nga hetimet paraprake mësohet se Emiljano Shtepani 21-vjeç, pasi ka debatuar me Ardian dhe Flora Shtepanin ka tentuar ti vrasë.

Policia ka parandaluar në kohë krimin pas denoncimit të familjarëve dhe ka bërë shoqërimi ne të riut në Komisariati Numër 1.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e konfliktit. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›