Zyrtare/Donald Lu është ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri
26-07-2013 / Gazeta 55
Njoftimi në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka emëruar Donald Lu, si përfaqësuesin e tij zyrtar në Shqipëri. Donald Lu do të zëvendësojë në postin e Ambasadorit fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizunë, të cilit i mbaron mandati. Njoftimi për ambasadorin e tij amerikan, u bë nga vetë Presidenti Obama, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë.