E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet nje kufome ne plazhin e Currilave

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e së enjtes në bregun e plazhit të Currilave në Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga konstatimet e para rezulton se personi i vdekur është rreth moshës 40-vjeçare.

Sipas burimeve, kufoma është vënë re nga disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar përmes telefonave celularë policinë.

Burimet shtojnë më tej se agjentë të kriminalistikës të Drejtorisë së policisë së Durrësit po punojnë për identifikimin e kufomës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›