Marsi i zi

Operacioni me emër të koduar "Black March" (Marsi i Zi), bën thirrje për bojkotimin e përgjithshëm të të gjitha mediave që përfitojnë në llogari të copyrights (e drejta autoriale), duke iu sugjeruar qytetarëve të botës që në muajin mars të përmbahen nga blerja dhe shkarkimi ilegal i të gjitha materialeve audio-vizive.
Sipas Anonymous, në këtë mënyrë këto korporata do të goditen rëndë aty ku edhe iu dhembë më së tepërmi – në profit. Aksioni do të duhej të zgjas një muaj.
"Përmes fushatave të vazhdueshme të sjelljes së ligjeve për censurimin e internetit, si SOPA, PIPA dhe ACTA, dhe me mbylljen e web-faqeve si MegaUpload, nën akuzat për ‘pirateri’ dhe ‘komplot’, ka ardhur koha për marrjen e qëndrimit kundër firmave korporative muzikore, filmike dhe mediale” , thuhet në hyrje të pamfletit promovues që po përhapet furishëm në internet.