Whitney Houston, fotografia e fundit në arkivol
SHBA - Revista amerikane “National Enquirer” publikoi një fotografi shokuese të këngëtares Whitney Houston, e shtrirë në një arkivol të hapur.
Në foton e realizuar gjatë ceremonisë mortore, diva e muzikës shfaqet me një fustan lejla dhe një karficë diamanti në flokë.
E përjavshmja amerikane e ka botuar foton në kopertinë, shoqëruar me një titull të guximshëm, “Whitney! Fotoja e fundit”.
Vendimi i revistës për të publikuar foton e trishtueshme ka ngjallur zemërimin e të afërmve të këngëtares.
(er.nu/BalkanWeb)