Gjendet një trup i pajetë në Suharekë

Është gjetur një trup i pajetë në Suharekë. Kapiten Hazir Berisha zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren ka deklaruar për Indeksonline se personi i gjetur pa shenja jete ende nuk është identifikuar.
“Në rajonin tonë i kemi dy perona të zhdukur kohët e fundit”, ka thënë Berisha. Ai ka shtuar se familjarët e dy personave të zhdukur e kanë parë viktimën, por kanë qenë në gjendje ta identifikojnë për shkak të dëmtimeve të mëdha trupore.
Policia po vazhdon të merret me rastin./Indeksonline/