Takimi Thaçi-Daçiq me 20 qershor

(E plotësuar) Takimi i radhës në mes të Kryeministrit kosovar, Hashim Thaci dhe atij serb, Ivica Daciq, tashmë i konfirmuar se do mbahet më 20 qershor pritet të vijojë deri natën vonë.
Ndonëse herave tjera takimet kanë zgjatur shumë për shkak të mospajtimit në mes të dy delegacioneve, kësaj radhe arsyeja pritet të jetë formati i vet takimit. Të dy kryeministrat së bashku me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pritet të takohen në një darkë pune. Kjo mësohet përmes një “cicërime” të korrespondetit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, Rikard Jozwiak. Ky i fundit ka shkruar në profilin e ti në “Twitter” se “dialogu në mes të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës do të vazhdoi në Bruksel më 20 qershor ndërsa ka lënë të kuptohet se për gazetarët atë ditë do ketë punë deri vonë. (Takimi) “do të zhvillohet gjatë një darke prandaj pritet të jetë një natë e gjatë” ka shkruar Jozwiak.
Pak minuta më herët zyra për informim e Catherine Ashton ka njoftuar zyrtarisht se takimi i radhës në mes kryeministrit kosovar, Hashim Thaci dhe atij serb, Ivica Daciq, do të mbahet më 20 qershor në Bruksel.
Njoftimi u bë përmes një komunikate të bërë publike për media nga zëdhënësja e Asdhton, Maja Kocijanciq. Tema kryesore e këtij takimi sipas Kocijanciq është “progresi i arritur në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në Prill i mbështetur në planin për të cilin janë pajtuar të dyja palët muajin e kaluar.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Ashton gjithashtu ka përshendetur nisjen e punës së dy oficerëve ndërlidhës në Beograd dhe Prishtinë të cilët kanë filluar punën zyrtarisht sot. “Kjo është një arritje tjetër konkrete në kontekstin e implementimit dhe një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve”, përfundon njoftimi i Kocijanciq.
---
Zyra për informim e Catherine Ashton ka njoftuar zyrtarisht se takimi i radhës mes kryeministrit kosovar, Hashim Thaci dhe atij serb, Ivica Daciq, do të mbahet më 20 qershor në Bruksel.
Njoftimi u bë përmes një komunikate të bërë publike për media nga zëdhënësja e Asdhton, Maja Kocijanciq. Tema kryesore e këtij takimi sipas Kocijanciq është “progresi i arritur në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në Prill i mbështetur në planin për të cilin janë pajtuar të dyja palët muajin e kaluar.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Ashton gjithashtu ka përshendetur nisjen e punës së dy oficerëve ndërlidhës në Beograd dhe Prishtinë të cilët kanë filluar punën zyrtarisht sot. “Kjo është një arritje tjetër konkrete në kontekstin e implementimit dhe një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve”, përfundon njoftimi i Kocijanciq./Indeksonline/