Gjendet njëri nga peshkatarët e gomones së humbur

Pas tre ditë kërkimesh në brigjet detare të Shqipërisë Kroacisë dhe Malit të Zi, është bërë e mundur gjetja e një prej peshkatarëve të humbur, që prej të hënë në brigjet e Vlorës. Romeo Puliso është gjetur mesditën e sotme në brigjet e një ishulli kroat nga flota detare kroate .Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes , Puliso ka mundur të thote vetëm identitetin e tij ndërsa për shkak të tronditjes psikologjike, nuk ka mundur të japë detaje rreth dy shokëve të tjerë për të cilët vazhdojnë kërkimet. Kërkimet për tre peshkatarët kanë nisur që prej së hënës. 3 peshkatarët Romeo Puriso, Sotir dhe Niko Golaj kishin dalur për peshkim nga porti i Vlorës të dielën më 18 janar. Bashkëshortja e njërit prej tyre Romeo Pulizi ka njoftuar rreth orës 12: 30 të së hënës kapitenerinë e portit të Vlorës për moskthimin e bashkëshortit të saj. Për shkak të motit të keq dhe erës së forte si dhe difektit ne sistemin e drejtimit gomonia ka humbur drejtimin dhe ka dalë në ujrat territorialë mes Malit të Zi dhe Kroacisë .