E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Klosi: Procesi i pajisjes me karta, dështim i qeverisë

PS është e bindur se procesi i pajisjes së të gjithë qytetarë me kartat e identitetit deri më 28 qershor do të jetë një premtim i pambajtur i kryeministrit. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Klosi propozon punësimin e një kompani konsulente. 

TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të shprehë shqetësimin e saj për procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat identitetit. Në emër të grupit parlamentar socialist deputeti Blendi Klosi, nga foltorja e Kuvendit, tha se situata është alarmante dhe bëri përgjegjës për dështimin e procesit “qeverisjen e qeverisë së kryeministrit Berisha”.

“Duhet tu shpjegojmë qytetarëve se në këto ditë të mbetura nga dita e zgjedhjeve, 28 qershor 2009 nuk mund kryehen teorikisht më shumë se 800 mijë aplikime, nga 3.2 milionë zgjedhës që ka regjistri kombëtar. Procesi i hartimit të regjistrit kombëtar, dhe pajisjes me kartat identiteti dëshmon se qeveriset nga një qeveri e paaftë dhe shumë e korruptuar” – tha socialisti Blendi Klosi.

Sipas tij “procesi do të jetë një premtim i pambajtur dhe shumë larg historisë së suksesit të Berishës”

Në emër të partisë më të madhe në opozitë deputeti Klosi përsëriti propozimin e bërë pak ditë më parë nga kryetari socialist Edi Rama :“Të ngrihet një komision parlamentar për mbikëqyrjen e këtij procesi. Qeveria të kontaktojë me një kompani konsulente jashtë qeveritare që të mbrojë interesat e qytetarëve”.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›