E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë,prishen matësat elektrik në një lagje

Policia ka nisur sot në mëngjes hetimet për të nxjerrë përpara drejtesisë personat përgjegjës që kanë shkatërruar në Tiranë disa aparate matës të energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Dibrës, ku janë dëmtuar plotësisht sahatet që masnin energjinë e konsumuar nga disa biznese aty pranë. Për shkak se nuk është prekur boksi i abonenteve familjare, policia dhe drejtuesit e OSSH-së dyshojnë se vepra penale është kryer nga abontetët private, të cilët nuk kanë më mundësi të abuzojnë me matjen e energjisë së konsumuar apo faturimin e saj. Pavarësisht këtij akti të rëndë, drejtuesit e OSSH-së thonë se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo abonenti që abuzon me energjinë elektrike, duke vënë menjëherë në zbatim nenet e reja të Kodit Penal, që parashikojnë edhe dënim me burg për vjedhjen e energjisë eletrike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›