Gjendet pa jetë shqiptari i arratisur nga spitali i burgut

Nje shpiptar 40 vjeçar eshte gjetur i pajete nga policia greke në afërsi të kufirit të Kakavijës. Sipas policise, kufoma i përket një të dënuari në burgun e Nafplios, i cili ishte arratisur nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për disa ekzaminime mjekësore.
Mesohet se shqiptari eshte arratisur nga spitali i burgut me 20 gusht, me ndihmën e dy personave të armatosur. Që atëherë 40 vjeçari ishte në kërkim, por u gjet i vdekur më 28 shkurt dhe vetëm sot lajmi u publikua nga policia greke. Pas kryerjes së autopsisë, policia sqaron se nuk bëhet fjalë për një krim, por hetimet vazhdojnë.
Ditën e arratisjes mediat greke shkruajtën se 40-vjeçari shqiptar i burgosur quhet Τetredi Alkibiadi. Ai transportohej në spital për të ndërruar disa plagë. Me sa duket kjo lëvizje e tij ishte e njohur dhe pikërisht në orën 11:00, dy persona me armë sulmuan katër rojet dhe shoqëruesit gjyqësorë të të burgosurit. Ata qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe duke përfituar nga kaosi dhe paniku që u krijua, arritën të rrëmbejnë të burgosurin duke e futur në një makinë, tip AUDI me të cilën u larguan./Indeksonline/