E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet piktura e vjedhur e Rubens

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 11:50

Policia e Athinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka zbardhur vjedhjen e një pikture të Peter Paul Rubens që ishte zhdukur dhjetë vjet më parë.

Bëhet fjalë për një pikturë me përmasa 28 me 52 cm, me titull “Gjuetia e derrit të Kalidonës”.

Vepra i përket vitit 1618 dhe është vjedhur në Muzeun Mbretëror të Brukselit në vitin 2001.
Piktura i është gjetur një çifti grek në makinën e tyre, pas informacioneve të dhëna nga Interpol dhe FBI.

Policët grekë, që janë shtirur si klientë, kishin negociuar me çiftin në fjalë për blerjen e saj dhe kishin rënë dakord për shumën prej 6 milionë eurosh. Pasi është kryer takimi, atyre u janë hedhur prangat.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një vepër arti me vlerë nga 25 deri në 35 milionë euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›