E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trupi i pajetë i shoferit që u mbyt në Butrint

SARANDE(UPDATE)- Pas gati 36 ore kerkimesh eshte gjetur mengjesin e sotem trupi i pa jete i Flamur Hasanit, drejtuesit te kamionit qe u fundos ne ujerat e kanalit te Butrintit.

Kërkimet për gjetjen e trupit të 42 vjeçarit që u mbyt dje në Butrint jane kryer nga polumbarët e RENEA-s dhe forcat e policisë se Sarandes.

Shoferi, Flamur Hasani, është mbytur në kanalin e Vivarit teksa ka tentuar të kaloje bashke me kamionin e tij me anë të një lundre drejt Greqisë.

Drejtuesi i kamionit, në kundërshtim me urdhrin e rojeve ka imbarkuar në lundrën që shërben për kalimin e automjeteve të vogla, kamionin e ngarkuar me tulla, ndërsa mjeti lundrues është fundosur. Ai ka tentuar te kaloje ne kanalin e Vivarit, pasi eshte rruga me e shkurter qe te çon në doganën e Qafëbotës, që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Rojet thonë se shoferi ishte në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar ne asnje rrethane urdherat e tyre.

Kamioni me targa te Sarandes 6846 B që drejtohej nga 42 vjeçari nga Delvina, është batuar së bashku me lundrën për shkak të rëndesës si pasojë është përmbytur në ujrat e kanalit të Vivarit.


"Mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të imbarkohen në lundrën që lidh qytetin antik të Butrintit me krahun tjetër të zonës dhe drejtuesi i kamionit ka tentuar të imbarkohet forcërisht në të", thanë burime të policisë që ndodhen në vendngjarje.

Forcat e policisë janë duke punuar për normalizimin e situatës si dhe po orientojnë automjetet që të lëvizin nga rruga tjetër drejt Qafëbotës. Aktualisht pritet që të mbërrijnë dhe polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të drejtuesit të kamionit nga ujrat e kanalit të Vivarit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›