E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajetë i studentit, u mbyt në lumin Shkumbin

ELBASAN- Pas shumë orë kërkimesh është gjetur trupi i studentit, që humbi jetën dje pasdite në ujërat e lumit Shkumbin. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ndodhi dje pasdite në fshatin Papër, rreth 10 km larg Elbasanit. Viktima, Ervis Prendi, së bashku me të rinj të tjerë nga qyteti i Cërrikut ishin ulur në një nga lokalet buzë lumit.
Më pas, studenti i vitit të tretë në universitetin e Tiranës ka vendosur të freskohet në lumë dhe është zhytur, por nuk ka mundur të dalë dot më. Shokët dhanë alarmin, por me gjithë përpjekjet e tyre i riu nuk mundi të gjendej dot. Në ndihmë u thërrit policia e më pas edhe polombarët, që vetëm pas shumë orë kërkimesh mundën të nxjerrin në breg trupin e pajetë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›