E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo e Partizani cfare turpi, Tirana kalon ne vend te trete

Jeton Selimi

Kryesueset ndalen dhe i hapin rruge cdo supozimi te mundshem. Edhe pse Tirana eshte ende 8 pike larg vendit te pare, kur duhen edhe 7 ndeshje nga perfundimi i gares, cka do te thote 21 pike ne loje, cdo supozim matematikor eshte i mundur. Bardheblute katapultohen ne vend te trete dhe duket se jane shume larg atij fillimi te dobet te kampionatit, pasi tani jane afruar ndjeshem me kreun, edhe pse largesia mbetet ende e konsiderueshme. Eshte e pafalshme per dy kryesueset Dinamo e Partizani, te tolerojne ne nje moment te tille. Te dyja kishin nevoje per pike, por te dyja skuadrat jane mposhtur. Madje, ata qe e kane pesuar me keq kane qene te kuqte, te cileve vlonjatet u kane dhene nje mesim te mire. Tre gola, te tre ne pjesen e dyte, kane qene tre shuplaka te nxehta per Partizanin, qe edhe pse ka goditur shtyllen ne pjesen e pare, nuk ka bere asgje per ta merituar fitoren. Teresisht ne ekstaze skuadra e Kovacic, i cili ka gjetur keshtu fitoren e dyte ne kampionat, pas tre ndeshjeve ne krye te kuqezinjve. Sikurse edhe Partizani, Dinamo nuk ka bindur duke u mposhtur nga Kastrioti me rezultatin minimal 1-0. Pas fitores in-extremis me Teuten nje jave me pare, blute leshuan pe perballe krutaneve, duke treguar se eshte nje moment jo dhe aq i mire per ta. Ajo qe ka ngadhenjyer ka qene Tirana. Mekanzimi i Sul Memes po funksionon. Pavaresisht se perballe kishin te fundit te renditjes, Skenderbeun, bardheblute kane perfituar me se miri qe t'i hipin ashensorit dhe ta shohin veten ne vend te trete, ne lufte te plote me te gjithe, si kreun, ashtu edhe vendin e trete. Interesant behet fundi i renditjes. Beselidhja mposhtet nga Teuta, dhe te dyja ekipet mberthehen ne te njejten kuote pikesh. Kastrioti eshte nje pike me shume, por me shume se kjo ka rendesi fakti se krutanet kane marre katert pike ne dy ndeshjet e fundit dhe perballe Partizanit e Dinamos, duke u bere keshtu pretendente kryesore per te shpetuar.

Kastrioti-Dinamo 1-0

Shenues: Rizvanolli 71'

Flamurtari-Partizani 3-0

Shenues: Cani 59', Mema 81', Guga 88'

Shkumbini-Vllaznia 3-2

Shenues: Dalipi 45+2', 61, Nora 75/ Sinani 53', 86'

Elbasani-Besa 3-1

Shenues: Nuhiu 18', Ahmataj 20', Dalipi 25'/ Ahmataj 29 (aut)

Tirana-Skenderbeu 4-0

Shenues: Fagu 52', Kcira 66', Duro 71', 74'

Teuta-Beselidhja 2-0

Shenues: Pashaj 3, Mile 94'


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›