Gjendja e Kaskades se Drinit dhe situata e prurjeve ne lumenjte e basenit te Shkodres

Sipas burimeve nga KESH nga hidrocentrali Fierzes shkarkohen 1060 meter kub ne sekonde dhe niveli eshte 291.55 metra. Nga Komani shkarkohen 1300 metra kub ne sekonde dhe niveli eshte 169.93 metra dhe ne Vaun e Dejes shkarkohen 1428 metra kub uje ne sekonde. Nderkohe jane te permbytura 14 mije e 130 hektare toke. 4 mije e 610 shtepi jane mbuluar nga uji. Ndersa numri i te evakuuarve eshte 12 mije e 100 persona. Ministria e Transporteve raporton se hyrja per ne Shkoder per mjetet e vogla dhe te mesme behet nga nje rruge siper kalase eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon kete rruge. Kthesa e Tamares Dogana e Hanit te Hotit eshte i bllokuar. Rruga e Shirokes eshte e bllokuar. Aksi Shengjin-Kune i bllokuar. Aksi Bajram Curri - Fierze me nje kalim. Nga nyja asfaltit ne Ulez rruga eshte e kalueshme. Nga Ulza deri tek Ura Skurajt ne vende te ndryshme me nje kalim. Ura Cerenecit me nje kalim. Aksi rrugor Lushnje ndashFier eshte bere i kalueshem per mjetet e larta trafiku per mjetet e vogla nga aksi i vjeter.
HEC-et bien prurjet dhe shkarkimet/Ndalimi i reshjeve ka shkaktuar edhe renien e nivelit te prurjeve te ujit ne hidrocentralet e kaskades se Drinit dhe per kete arsye jane ulur edhe shkarkimet nga portat e tyre. Koorporata Elektro-energjetike Shqiptare KESH ka njoftuar paraditen e te henes se ka nje rritje me rreth 20 centimetra ne liqenin e HEC-it te Fierzes i cili tani eshte ngjitur ne kuoten e 29159 metrave ne nje kohe qe kuota maksimale e tij eshte 296 m. Ajo qe bie ne sy eshte nje reduktim i ndjeshem i prurjeve ne Fierze qe sipas KESH aktualisht jane 900 meter kub ne sekonde apo rreth 500 meter kub me pak se nje dite me pare. Sasia e shkarkimeve eshte mbajtur ne te njejtat nivele me rreth 1000 meter kub ne sekonde synim qe te ulet kuota e liqenit.
Ne hidrocentralin e Komanit situata eshte ne permiresim. Niveli i liqenit me shkarkimet qe shkojne deri ne 1400 meter kub ne sekonde eshte ulur me rreth 50 centimetra dhe ka rene ne kuoten 169. 5 metra ne nje kohe qe maksimumi i liqenit eshte kuota 175 metra. Se bashku me shkarkimet e Fierzes prurjet ne Koman jane 1350 meter kub ne sekonde. Me e renduar eshte situata e hidrocentralit te Vaut te Dejes pavaresisht se edhe ketu parametrat jane ne permiresim. Kuota e liqenit eshte 73.8 ne nje kohe qe maksimumi i lejuar eshte 76 metra. KESH raporton se ne kete hidrocentral ka nje renie te prurjeve me rreth 200 meter kub ne sekonde.