E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ndihme Shqiperise

Pas nje bisede telefonike nje dite me pare per situaten e permbytjeve ne Shkoder ambasadori i ri amerikan Alexander Arvizu zhvilloi takimin e pare zyrtar me kryeministrin Sali Berisha.

Forcimi i marredhenieve mes dy vendeve ishte nje nga temat kryesore te takimit ku kryeministri Berisha konfirmoi vazhdimin e bashkepunimit te ngushte me aleatin strategjik te Shqiperise.

Pjese e rendesishme e bisedimeve ishte edhe situata e krijuar ne Shkoder per te cilen ambasadori amerikan tha se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afer dhe po perpiqen te ndihmojne me te gjitha mundesite.

Pa dyshim eshte nje situate shume e veshtire dhe nje shqetesim i madh eshte se reshjet kane filluar relativisht me heret. Zakonisht fillojne ne janar po kete vit reshjet nisen ne dhjetor gje qe perben nje shqetesim. Ne kemi monitoruar situaten nga shume afer dhe duam te pergjigjemi sa me shume qe eshte e mundur ndaj nevojave te popullit shqiptar. Dua te lavderoj autoritetet shqiptare per perpjekjet e deritanishme te cilat jane shume mbreselenese. Pavaresisht te gjitha veshtiresive nga permbytjet per aq sa jam ne dijeni asnje jete nuk eshte humbur dhe pa dyshim ketu kane rol perpjekjet e jashtezakonshme te qeverise per tu kujdesur per mireqenien e njerezve. Iu zotova kryeministrit se ne do te jemi ne kontakt te ngushte me zyrtaret e tij ne ditet dhe muajt ne vijim per tu perpjekur per te vleresuar nevojat dhe per tu pergjigjur ne masen qe kemi mundesi. Sic dhe e permendi kryeministri patem nje diskutim shume te mire per historine e miqesise dhe marredhenieve midis vendeve dhe i shpjegova se sa i kenaqur dhe i gezuar jam per misionin tim dhe mezi pres per nje bashkepunim te ngushte me kryeministrin dhe me qeverine e tij ne te ardhmen eshte shprehur Arvizu.

Nje dite me pare me rastin e dorezimit te letrave kredenciale ambasadori i ri amerikan u takua me presidentin Bamir Topi i cili i shprehu mbeshtetjen e plote insitucionale per permbushjen me sukses te misionit te tij diplomatik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›