E Diel, 1 Nëntor 2026

Kronologjia e nje fatkeqesie

Permbytjet e kane shoqeruar Shqiperine qe nga java e pare e 2010-es e deri ne javet e fundit te saj.

Kronologjia e permbytjeve fillon qe nga data 7 janar ku nga reshjet e shumta permbytet zona e Nenshkodres disa lagje te qytetit te Shkodres dhe disa zona ne Malesine e Madhe.

Shkarkimet e detyrueshme te kaskadave kane vershuar duke mbuluar mijera hektare toke dhe shtepi. Keto pamje nga helikopteri te regjistruara ne janar te ketij viti eksluzivisht nga Top Channel paraqesin realisht bilancin e permbytjeve.

Pasojat e permbytjeve vihen me ne pah vecanerisht disa dite pas reshjeve. Ja si eshte situata 1 jave me pas me 12 janar te ketij viti.

Grumbullimi i ujrave ne qytet ka ndodhur per shkak te zgjerimit te liqenit te Shkodres por dhe bllokimit te kolektoreve shkarkues. Kanalizimet qe mundesojne kullimin e ujit nuk funksionojne per shkak te rritjes se larte te nivelit te liqenit dhe pervec kesaj jane bllokuar dhe kanalizimet e ujerave te zeza.

Ne fund te muajit situata vazhdon te jete e renduar. Kronika e dates 30 janar tregon pamje te familjeve ne lagjen periferike Livadhe te Shkodres qe nuk kthehen dot ne shtepite e tyre per shkak te permbytjeve. Shume prej tyre kane paraqitur ankesa per ekspertizen qe u eshte bere shtepive apo bagetive te tyre.

Shtepite jane te pabanueshme dhe orendite jane shkaterruar te gjiyha shprehen banoret.

Nje muaj me pas kthehet frika nga permbytjet. Me 25 shkurt reshjet e larta kane dyfishuar harten e permbytjes e cila eshte shtrire ne gjithe zonen e Nenshkodres duke perfshire pjesen periferike te qytetit si dhe komunat Dajc Ana e Malit Velipoje Berdice Bushat dhe Gur i Zi.

Pas disa muajsh ne nentor rikthehen serish permbytjet.
Me 11 nentor Mbishkodra dhe Nenshkodra jane gdhire nen uje per shkak te shkarkimeve te hidrocentraleve mbi kaskaden e Drinit. Fillon serish ankthi i permbytjeve. Nderkohe qe jepet alarmi se gjithe dimri do te jete i lagesht. Uji ka vershuar dhe ne Fushe-Kruje dhe gjithe Ultesiren. Bllokimet e rrugeve ne veri te vendit kane shkaktuar izolimet e shume fshatrave e komunave.

Me 30 Nentor harta e permbytjeve zgjerohet. Dalja e Bunes pengohet nga prurjet e lumit Drin duke penguar rrjedhjen e saj natyrale. Si pasoje Buna i afrohet gjithnje e me shume zonave te permbytura duke shtuar me dhjetra centimetra me lart nivelin e ujit.

Me 3 dhjetor situate perkeqesohet ne shume zona te vendit. Ne Shkoder ne pjesen me te madhe te lagjeve levizet vetem me varke. Krijohen probleme me furnizimin me ushqim.

Gjithashtu autostrada Tirane- Durres permbytet duke krijuar veshtiresi ne qarkullim.

Me 4 dhjetor ushtria me gomone e helikoptere eshte e vetmja mundesi per furnizimin me ushqime per banoert e izoluar. Dhjetra fshatra te Shkodres jane krejtesisht nen uje duke penguar jeten e perditshme te banoreve te cilet jane evakuar per te mbijetuar.

Fushe-Kruja permbytet nga lumi Mzez. Mbi 500 banesa e 300 biznese te ndryshme u mbuluan nga uji ndersa familjet u detyruan te evakuohen. Po ashtu dhe lagje te tera te Durresit jane permbytur. Situata paraqitet e veshtire dhe ne jug te vendit.

Por lajmi i keq eshte se permbytjet nuk do jene prone e vitit 2010 por do kalojne dhe pragun e vitit qe vjen. Sinoptikanet parashikojne reshje te vazhdueshme gjate gjithe periudhes se dimrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›