Gjendja e grevistëve, Brokaj: E pritshme që problemet e tyre të jenë më serioze Mjeku Sabit Brokaj

Mjeku Sabit Brokaj, i cili po ndjek nga afër gjendjen e grevistëve, tha sot se siç ishte dhe është e pritshme dhe siç e keni parë, gjendja shëndetësore e grevistëve është mjaft e rënduar. Në një prononcim për mediat, ai tha se gjatë natës janë përcjellë numri më i madh në 24 orë grevistësh të sëmurë në spital. “Tani u përcoll, pas këmbënguljes së personelit mjekësor dhe drejtuesve të Partisë Socialiste për gati 2 javë, deputeti Blendi Klosi për tu trajtuar në spital, pasi sikurse ka deklaruar herë pas here nuk ka pranuar që të shkonte”, u shpreh Brokaj, pas largimit të deputetit socialist për në spital. Sipas tij, “vazhdon që gjendja të keqësohet, është e pritshme që problemet e tyre shëndetësore të jenë edhe më serioze, po qe që greva do të zgjasë më tej”.