Balkan Music Award 2010, Flori rrëmben vendin e dytë
SOFIE- Flori Mumajesi , këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar ngjiti në skenën e Balkan Music Awards 2010 këngën shqiptare.
“Playback” përfaqësoi Shqipërinë në këtë edicion të parë të cmimeve të festivalit ballkanik. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua mbrëmë në sheshin Aleksandër Vademberg të Sofies në Bullgari.
Kënga mori çmimin e dytë nga votimi i cili u bë nëpërmjet sms-ve që teleshikuesit dërguan përgjatë dy orëve të transmetimit të kësaj ceremonie. Cmimin e parë si kënga më e mirë ballkanike 2009 e mori Ljubavi, e këngëtarit të njohur serb Zhalko Jaksimovic, me 39 pikë. Ndërsa kënga shqiptare u vlerësuar me dy pikë më pak 37 pikë.
Në natën e ndarjes së cmimeve u kënduan 11 këngë, nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, Turqia, Bosnja Hercegovina, Rumani, Greqi dhe Kroaci. Në fund të televotimit, nga secili shtet u morën 3 këngët më të votuara dhe në fund u bashkuan të gjithë pikët.
Në këtë konkurs Flori Mumajesi u paraqit dhe me një kompozim të tij, “Fluturimi 3740” e cila ipërfaqësonte Bullgarinë. Në skenën e ndarjes së cmimeve Flori u ngjit dhe me Alisia në një këngë duet, përshëndetëse. “Ne ekraia”
Balkan Music Awards 2010, ndau dhe cmim për artisten më të mirë femër, të cilën e mori këngëtarja greke Ana Visi, e cila u nderua dhe me çmimin special të karrierës. Grupi i njohur rumun Acsent mori çmimin si grupi më i mirë. Artisti më i mirë mashkull u fitua nga këngëtari serb Zhalko Jaksimovic.
(s.g/BalkanWeb)