E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e urisë në ditën e 17-të, largohet nga çadra deputetja Ermonela Felaj Çadra ku janë të ngujuar grevistët

Në ditën e 17-të të grevës së socialistëve, gjendja e të ngujuarave është e rënduar. Në orën 01: 00 të ditës së sotme, grevisti i 47 që u detyrua të ndërpresë grevën e urisë, ishte Shkëlqim Kapllani nga Mallakastra. Ndërsa në orën 08.40, Agim Seva nga qyteti i Lushnjes është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt QSUT për të marrë mjekim më të specializuar. Gjithashtu, paraditen e sotme, në spital është dërguar një tjetër grevist, Flora Hasanaj, 45 vjeç nga Tirana, si pasojë e problemeve me tensionin. Ndërsa rreth orës 14:00, u largua nga greva deputetja e Beratit, Ermonela Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›