Gjendja e jashtëzakonshme, Bashkia anulon festimet për Shën Valentinin
TIRANE - Bashkia e Tiranës ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e parashikuara për Ditën e Shën Valentinin, në shenjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryen Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore.
Në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivi-tete për të rinjtë. Dita e të dashuruarve pritet të jetë shumë fatsjellëse për dyqanet që tregtojnë lule. Radhët në dyqanet e luleve për të përgatitur buqetën për njeriun e zemrës kanë dëshmuar më së miri se kjo ka qenë dhe dhurata më e preferuar.
“Kam pasur shumë klientë të mitë që kanë ardhur që në mëngjes për të bërë prenotimit, se si e donin kompozimin e luleve. Shumica e tyre kanë dashur që t’i merrnin në darkë vonë në mënyrë që tua jepnin të personave të zemrës në orën 24:00. Ndërsa pjesa tjetër i kanë kërkuar t’i marrin të martën në mëngjes. Por, i kanë prenotuar me herët nga frika se mos nuk gjenin. Gjë që na ka ndodh vitin e kaluar që ka pasur shumë kërkesa por furnizimi nuk ka qenë i mjaftueshëm”, - tregon shitësja e luleve në bulevardin “Zogu I”.
Lulet edhe për këtë vit mbeten dhurata më e preferuar, kryesisht trëndafilat dhe karafilat e kuq, por edhe trëndafilat me ngjyrë blu sipas shitësve të luleve janë shitur shumë.
Ndërkohë që ka edhe preferenca të tjera për tulipanë, apo orkide por këto janë më të pakta. Por, sipas informacioneve një fluks të madh prenotimi ka pasur edhe në lokalet në malin e Dajtit ku dëbora ka arritur deri poshtë, për shkak të temperaturave të ulëta të lëtyre ditëve.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shën Valentini, dita e të dashuruarve dhe legjenda për të