Shqiperia jugore moti i keq sjell probleme ne komunat malore

Edhe ne zonat juglindore dhe jugore te Shqiperise moti i keq me reshje te medha bore ka sjelle probleme vecanerisht ne komunat malore.
Njesite vendore po u japin ndihmen shendetesore rasteve te emergjencave duke u perpjekur ti mbajne te kalueshme akset e rrugeve kombetare. Ne Gjirokster policia tha se ka ne kontroll aksin rrugor Gjirokaster-Sarande nderkohe qe Pika kufitare e Kakavijes me Greqine funksionon normalisht.
Policia tha se ne disa raste eshte dhene ndihma e pare nga ekipet shendetesore per gra shtatezena te moshuar dhe femije ne nevoje.
Spitali rajonal i Gjirokastres tha se rastet e paraqitura nuk kane rrezikuar jeten e banoreve. Moti i keq ne zonat malore vazhdon me reshje bore ndersa permbyjet ne zonat me te ulta kane sjelle edhe rreshitje ne disa segmente rrugore. Moti i keq vazhdon edhe ne Greqine e Veriut ku disa segmente jane te pakalueshme per mjetet e tonazhit te rende.