E Shtunë, 31 Tetor 2026

Satelit italian për të provuar teorinë e relativitetit

Sateliti LARES është hedhur në orbitë me anë të sondës Vega, të dy të projektuar dhe ideuar nga shkencëtarët italianë të Universitetit La Sapienza në Romë dhe Universitetit të Salentos.

LARES (shkurtim i Laser Relativity Satellite) ka si qëllim të masë të ashtuquajturin efekt të tërheqjes ose efekti Lense-Thirring, një fenomen i parashikuar nga teoria e relativitetit të Albert Einstein, sipas së cilës objektet në rrotullim, pra edhe Toka, tërheqin drejt vetes hapësirë-kohën.

Më parë sonda Gravity B e NASA, kishte arritur të maste efektin e tërheqjes, por me një diferencë gabimi shumë të lartë, e llogaritur rreth 20%. Sonda italiane synon një matje më të saktë, me një diferencë gabimi prej 1%.

Sateliti LARES do të rrijë në orbitë për disa vite, duke furnizuar me të dhëna mbi efektin e tërheqjes në mënyrë të vazhdueshme.

LARES i ngjan një prej atyre topave me ndriçim të diskotekave, është një sferë metali, një lidhje tungsteni, me peshë specifike shumë të lartë e mbuluar me “pasqyra”, pozicioni i tij do të mund të matet, me saktësi milimetrike, prej një rrjeti matësish laser të shpërndarë në të gjithë botën.

Sipas parashikimeve të Einstein-it, efekti i tërheqjes së Tokës do të duhet të zhvendosë orbitën e satelitit, i cili është pasiv pra pa motor. Zhvendosja duhet të jetë shumë e vogël, por në absolut është e barasvlershme me rreth katër metra, një ndryshim që sistemi laser duhet të jetë në gjendje ta masë me një diferencë gabimi më të ulët se 1%.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›