Gjendja e katolikeve ne Lindjen e Afert - Hapet sinodi ne Vatikan

Bariu me i madh nuk harron as kopene e tij me te vogel keshtu nisi te dielen ne Vatikan nje sinod ipeshkvesh mbi gjendjen e te krishtereve katolike ne Lindjen e Mesme. Papa Benedikt XVI u beri thirrje te gjitha feve te rajonit qe te kontribuojne per pajtim dhe drejtesi.
Nje sinode per nje minoritet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hapja e Sinodit Vatikan 10 tetor 2010
Per nje minoritet qe po zhduket 16 e njerezve ne Lindjen e Mesme bejne pjese ne kishen katolike e cila ne shtetet e Gjirit po shtohet ne saj te punetoreve mysafire nga Azia kurse ne te njejten kohe nga Iraku zhvillohet nje eksod masiv. Edhe ne Libanin dikur me profil te qarte katolik sot numri i katolikeve po ulet ankohet prifti Tony Cadra
Ne duam te heqim dore se numeruari te krishteret qe shperngulen. Ne nuk kemi nevoje as per libra dhe rekomandime. Ne kemi nevoje per nje strategji per ti mbajtur te krishteret ne Lindjen e Mesme sepse ata jane ura midis feve dhe vendeve.
Vatikani Sinoda nuk ndjek qellime politike por kishtare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kishe ne Bagdad
Ne Vatikan nuk lodhen se theksuari se ky sinod nuk ndjek qellime politike por kishtare. Edhe Papa Benedikt XVI e perseriti kete te dielen ne predikimin e tij per celjen e sinodit. Prandaj apeli i tij per liri me te madhe fetare dhe tolerance ne Lindjen e Mesme ishte formuluar me shume kujdes. Benedikti kujtoi ndodhine e lashte te fese se Krishtere ne Rreshajen e Madhe shpalljen e evangjelizmit ne te gjitha gjuhet e botes
Kjo sinode ipeshkvesh eshte nje rast i mire ne rrugen e kishes per ta perterire meshiren e Rreshajes se Madhe ne menyre qe lajmi i mire te shpallet ne liri dhe te degjohet nga te gjithe popujt.
Me rendesi politike eshte edhe tema e dyte e madhe e kesaj sinode konflikti i pazgjidhur i Lindjes se Mesme. Me pare shtetet arabe paten artikuluar drojen se kjo sinode do te percjelle nje deklarate shume te njeanshme mbi shtetin e Izraelit. Sekretari i Pergjithshem i kuvendit kryeipeshkvi kroat Nikola Eterovic iu shmang megjithate para fillimit te sinodit cdo pozicionimi dhe terhoqi vemendjen per rolin paqedashes te te krishtereve ne Vendin e Shenjte
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peshkopi i Bagdadit Emmanuel-Karim Delly gjate festes se Krishtlindjeve n kishen Mari Jusif ne Bagdad am 24.12.2003.
Te krishteret ne Lindjen e Mesme jane punetore te paqes dhe mbeshtetes te faljes dhe pajtimit te cilat jane kaq te nevojshme ne keto rajone. Ata deshirojne qe te jetojne ne paqe me fqinjet e tyre hebrenj dhe myslimane. Duke respektuar te drejtat reciproke para se gjithash te drejten fundamentale per liri dhe ushtrim te fese dhe ndergjegjes.
Pasuria e kishes ne rajon
Krahas te gjitha problemeve te te krishtereve ne Lindjen e Mesme kjo sinode do te kujtoje edhe pasurine e kishes ne rajon. Ketu jetojne te krishtere te cilet flasin ne shumicen e tyre arabisht e te cilet kujdesen per ritualet e tyre te kishes lindore. Ne meshen e hapjes kjo u verejt pak ajo u zhvillua kryesisht sipas regjise se Romes pra ne perputhje me ritin latin.
Autor Tilmann Kleinjung/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica