E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna ime ne Evrope - Lobiist ne Bruksel

Ne zgjedhjet e fundit per Parlamentin Evropian qershorin e vitit te kaluar pjesemarrja ne votime ra ne nje shifer rekord. Qytetaret me sa duket ende nuk e kane kuptuar rendesine e parlamentit shpreh keqardhjenGraham Watson ish-kryetar i grupit parlamentar te liberaleve. Ndersa te tjere e kane kuptuar mire kete. Shihni numrin e lobiisteve ne Bruksel ka me shume se ne Uashington. Ata e dine se cfare pushteti ushtrohet ketu. E ne duhet te bejme dicka ne menyre qe kete ta kuptojne edhe qytetaret tane.

Ne Bruksel llogaritet te kete gjithsej mbi 15.000 lobiiste. Andreas Ogrinz eshte njeri prej tyre. Ai eshte lobiist per Lidhjen Federale gjermane te Kimise. Zyra e tij praktikisht eshte fare prane institucioneve evropiane si Parlamenti Komisioni dhe Keshilli i Ministrave. Pikerisht ne keto institucione jane partneret me te rendesishem te tij per bisedime.

Por cfare ben ne fakt nje lobiist

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Andreas Ogrinz ne zyren e tij ne Bruksel

Lobisitet ne radhe te pare bejne dy gjera Nga njera ane ata vezhgojne politiken kjo do te thote qe ata perpiqen te nuhasin se cfare vendoset nga parlamenti ose ketu ne Bruksel nga Keshilli i Ministrave. Puna e dyte e lobiisteve eshte perpjekja per te fituar influence. E pikerisht ky eshte sektori qe konfrontohet me shume me kritiken. Ogrinz fare hapur e quan veten lobiist ndonese e di qe profesioni i tij ka nje emer jo te mire per nje pjese te gjere te opinionit publik. Megjithate shume lobiiste as qe perceptohen si te tille thote ai Edhe lobiistet e mjedisit jane lobiiste. Ky fakt ndonjehere lihet ne hije ne debatin publik. Nuk jane vetem perfaqesuesit e industrise dhe te shoqatave te sipermarresve qe duan te perfaqesojne interesat e tyre por edhe shoqatat e mjedisit aktivistet e te drejtave te njeriut e shume organizata te tjera.

Ndoshta kritika publike ndaj lobiizmit ndizet atehere kur krijohet pershtypja se politikanet blihen prej lobiisteve. Andreas Ogrinz i vendos kufijte moral punes se tij Nese p.sh. fton nje deputet ne nje udhetim ose i premton atij ndonje avantazh me vlere ne para natyrisht qe ky eshte fitim influence ne menyre ilegale dhe per mua ketu s kemi te bejme me me lobiizem por me korrupsion.

Jo vetem shoqatat organizatat dhe ndermarrjet dergojne lobiiste ne Bruksel por edhe perfaqesite e landeve federale te Gjermanise ne thelb jane perfaqesi lobiimi.

A ia vlen ky mundim ne te vertete

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Andreas Ogrinz beson se suksesi eshte afatgjate dhe indirekt Une besoj se do te ishte e ekzagjeruar ti atribuoje nje rezultat te caktuar politik aktivitetit tend te lobiimit. Sepse makineria e vendimmarrjes ne Bruksel eshte mjaft komplekse. Por natyrisht qe ndonjehere neper debate degjon argumentat qe ti ia ke parashtruar dikujt. Kjo ka te beje me faktin se si lobiist ke biseduar me vendimmarres ose ke shkruar letra per paraqitjen e pozicioneve te caktuara. Ndonjehere argumentat e tua e bindin ndonje vendimmarrres. E ky eshte nje sukses i vogel ne punen e lobingut.

Autor Christoph Hasselbach

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›