Gjendja e vështirë ekonomike, babai i 2 fëmijëve kërcënoi me jetë
SHIJAK- Policia parandalon një vetëvrasje në fshatin Rreth të Shijakut. Burime policore bëjnë me dije se shtetasi Gazmend Vukaj 30-vjec, tentoi të vrasë veten me pistoletë mesditën e sotme.
30-vjecari babai i dy fëmijëve pasi hipi në tarracën e banesës ku jetonte kërcënoi se do vriste veten për shkak se nuk duronte më gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.
Policia negocioi për dy orë me 30-vjecarin dhe e bindi që të mos kryente aktin e rëndë. Blutë bënë me dije se Vukaj gjatë kërcënimit vinte pistoletën në kokë, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Mësohet se ai eshte me origjinë nga Hasi dhe jetonte prej kohësh në Shijak.
(e.m/BalkanWeb)