E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi në selinë e re të PD, Basha: Opozitë të fortë. Arvizu: Përbahuni ligjit për godinën

TIRANE-  Kreu i prezencës së SHBA-së Aleksandër Arvizu në ikje ka falënderuar sot Partinë Demokratike për bashkëpunimin afatgjatë pavarësisht pakënaqësive që eksponentë të caktuar të kësaj partie kanë pasur kohët e fundit kundrejt tij.

Pas takimit të parë me kreun e ri të selisë blu, Lulzim Bashën, ambasadori teksa e ka uruar personalisht për detyrën, theksoi rolin e rëndësishëm që ka opozita në jetën politike në vend si përqendrimi tek qëllimi më i madh për shqitparët pa dallime politike: integrimin.

“Pasi zoti Basha u zgjodh kreu i ri i PD kam pasur mundësi të shkëmbej një informacion jo zyrtar duke e përgëzuar për detyrën dhe tani pata rastin ta takoj. Dëshiroj ta falenderoj atë dhe PD për bashkëpunimin afatgjatë dhe ky bashkëpunim të vijojë dhe më tej. Folëm për qëllimin e zjarrtë të të gjithë shqiptarëve pavarësisht se kujt i përkasin, që është integrimi. Folëm gjithashtu për një proces të rëndësishëm që është ai i opozitës së vendit. Ne përdorim në metaforë që është se në krye të autobusit të jenë të gjithë”, u shpreh Arvizu. 

Ambasadori Amerikan u ndal dhe tek çështja e selisë së re të PD-së, e cila tashmë është vendosur tek ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Mesazhi i SHBA për këtë cështje sipas ambasadorit, është që palët duhet ti përmbahen ligjit me qëllim shmangien e polemikave. 

“Dallojmë se cështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave. SHBA nuk marrin anësi sa i përket saj, por ajo që këshillojmë është përmbajtja sipas ligjit. Ky takim ishte parashikuar më herët dhe ishte menduar te takoheshim të selinë blu , më pas u njoftuar se PD kishte lëvizur këtu dhe ishte i gatshëm të na priste këtu dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu”, sqaroi Arvizu. 

Nga ana e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri publike faktin se në takim u shkëmbyen pikëpamje për një sërë çështjes teksa e ka siguruar ambasadorin amerikan për një opozitë të fortë, ballore në mbrojtje të tersit publik.

Sot kam pritur ne selinë e re të PD, ambasadorin Arvizu dhe bashkëpunëtoret tij. Është takimi yni parë në detyrën time si krye i PD dhe shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë cështjes, që nga procesi zgjedhor i 23 qershorit, perspektiva e PD mbi të ardhmen e vendit, dhe roli i PD si një opozitë e forta ballore, krijuese në mbrojtje të interesit publik”, theksoi Basha.

Kreu i PD, Basha takon ambasadorin Arvizu në selinë e re tek ish-SHQUP
Nis rreth 14:00 takimi mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, ashtu siç ishte konfirmuar edhe më herët nga zyra e shtypit të PD.

Takimi mes tyre po zhvillohet në ambientet e selisë së re të kësaj partie tek ish- SHQUP. 

Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e re të PD-së rreth orës 14:22, ndërsa pak më vonë (në orën 14:28) në këtë seli ka shkuar edhe diplomati amerikan. Ky është takimi i parë mes tyre, që mbahet në selinë e re të kësaj partie. 

Ndërkohë që selia e re e PD do jetë ish-SHQUP, ajo e vjetra do t’i kalojë Bashkisë së Tiranës.
(m.a/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›