Gjendja shëndetësore e Sheshel, Tribunali: Ekzaminime të reja

Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte i ish Jugosllavisë ka urdhëruar ekzaminime të reja mjekësore për ultranacionalistin serb të akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel. Ekzaminimet pasojnë shtrimin e tij në spital.
Gjykatësit i kanë kërkuar një komision prej tre mjekësh që të raportojnë për shëndetin e tij. Partia e tij konfirmoi se Sheshel i është nënshtruar një operacioni në zemër javën e kaluar.
Gjykatësit shtynë të premten seancën ku do të dëgjoheshin argumentet përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër tij.
Shesheli akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe shkatërrim të fshatrave gjatë përndjekjes së kroatëve, myslimanëve dhe joserbëve tjerë gjatë luftërave në Ballkan në vitet e 90-të.
Prokuroria ka kërkuar që Sheshel të dënohet me 28 vjet burg.